Këto ditë të nxehta vere, Çili nuk ka qenë me pushime të gjata, si një pjesë e mirë e kolegëve të saj. Por është zhvendosur në jug për xhirimet e këngës së re që do ta publikojë shumë shpejt. “Bonbone” është projekti që është punuar nga Elgit Doda, një ndër bashkëpunëtorët më besnikë të Çiljetës, edhe me ndihmën e Klea Hutës, e cila tani prezantohet si tekstshkruese.

Duke folur për projektin e ri për mikrofonin e “Edicioni Veror” në ABC News, Çili ka zbuluar edhe detaje të tjera. Sado që është përpjekur të jetë pak më hermetike për jetën private, me natyrën që ka, Çiljeta nuk di të mbajë të fshehta, madje çdo pyetje që i bëhet, nuk di ta anashkalojë. Edhe për operacionet plastike, për të cilat gjithmonë ka qenë e hapur me publikun, të njëjtën gjë ka bërë edhe së fundi.

Ndërsa iu nënshtrua një operacioni për të zvogëluar masën e gjoksit, Çiljeta e mësoi edhe para kësaj ndërhyrjeje se, nëse është gjenetike, gjoksi do të vazhdonte t’i rritej. Dhe kështu po i ndodh. E pyetur si është e mundur kjo, këngëtarja tha: “Po ta kesh gjenetike, me kalimin e viteve, mund të kesh rritje. Veshët, hunda dhe gjoksi janë tre organet që rriten gjithë jetën, që ta dini… Alesia Markuci e opron një herë në tre-katër vjet më kanë thënë mua…” – thotë Çiljeta, por kjo nuk do të thotë që ajo do t’i nënshtrohet sërish të njëjtit operacion.

Vetëm për pak ditë, publikohet kënga e re e Çiljetës, por në plan, ajo ka edhe të bëjë konkret një pasion tjetër të saj, prezantimin. Akoma nuk është finalizuar, por pritet që së shpejti, Çiljetën ta shohim të rikthyer si prezantuese në ekran…