Një histori e re dashurie, e publikuar një ditë më parë në media e portale, me sa duket, mbetet ende e pakonfirmuar. Ose e mohuar… Deri tani.

Këngëtarja nga Kososva Adelina Berisha, dhe djali i deputetit të Durrësit, Lefter Koka, Arbri, prej pak kohësh, duket se jetojnë në një romancë. Lajmi i publikuar fillimisht nga Bluetooth këtë fundjavë, u shpërnda një ditë më parë në pothuaj të gjitha mediat shqiptare, por sot është këngëtarja ajo që ka reaguar përmes një postimi në Instagram.  

Në një foto të disa orëve më parë, me shënimin “Nuk dua ta di për çfarë flitet…”, këngëtarja u ka kthyer përgjigje të gjithë zërave që kanë komentuar “lidhjen” e re të dashurisë.

 

I just do not care about talking ..

A post shared by Adelina Berisha (@adelinnaberisha) on

Por Bluetooth ka mësuar se Arbri dhe Adelina janë takuar në Shqipëri nga shoqëria e përbashkët dhe po vijojnë të frekuentohen prej pak kohësh. Edhe pse me shumë angazhimeve në këtë sezon të nxehtë, Adelina gjen kohë të udhëtojë drejt Durrësit për të takuar Arbrin. Nga miqtë e çiftit është mësuar se, nga ana tjetër, edhe Arbri ka udhëtuar shpesh drejt Prishtinës për të qenë më pranë partneres së tij.

Arbri dhe Adelina janë arratisur edhe drejt jugut të Shqipërisë, madje janë parë si çift i dashuruar në bregdetin e Jalës. Çifti ka zgjedhur të pushojë për pak ditë në një nga resortet e bregdetit, por nuk u kanë shpëtuar syve kureshtarë dhe as paparacëve.