Kur isha ende fëmijë, modelet “It” të kohës ishin Naomi Campbell dhe Cindy Crawford. Më vonë, erdhi Kate Moss dhe pas saj, nuk isha shumë e vëmendshme, sepse u bëra vetë një fashionista….

Thjesht jam në gjendje të identifikoj cila nga motrat Hadid është (Gigi, bionde, Bella, brune), por tani duhet të familjarizohem me dy modele të reja si ato. Ashtu si Hadid, që vijnë nga Los Angeles dhe si nëna e tyre e njohur për serialet “Real Housewives” apo “Beverly Hills”, këto dy motra kanë një histori jete për të treguar. Ja cilat janë 5 sekretet e tyre.

1. Mos i krahasoni me motrat Hadid

Njihuni me Amelia dhe Delilah Hamlin. I ati ka qenë aktor në L.A., Harry Hamlin. Ndërsa e ëma është ylli i RHOBH, Lisa Rinna. Dhe ato janë duke ndjekur hapat e motrave Hadid. Sipas New York Post, motrat Hamlin janë bërë pjesë e New York Fashion Week shows.

Por kjo nuk do të thotë që duhen krahasuar me Gigi and Bella. Amelia, 16-vjeçare, tha për Post: “Ne jemi ato që jemi. Kemi ngjashmëri me ngjyrat e flokëve, por vetëm kaq është. Ne i respektojmë shumë motrat Hadid, për stilin, look-un dhe gjithçka bëjnë ato – punojnë vërtet shumë fort.”

2. Prindërit e tyre janë “striktë”

Ok, me “striktë” dua të them “normalë.” Amelia ishte duke punuar në restorant deri vonë: “Bëja toast, kos, sallatë me ton për të gjithë klientët.” Ndërsa Delilah, 19-vjeçare, kishte një lejë deri në orën 23.00 derisa mbushi moshën 18. “Prindërit e mi, në të vërtetë, kanë dashur të jemi të përgjegjshme dhe ta duam veten. Babai nuk më ka lejuar të vendos make up deri në moshën 13-vjeçare.”

3. Por të jesh fëmijë i njerëzve të famshëm është “normale”

Amelia thotë: “Unë nuk e dija që prindërit e mi ishin të famshëm. Duke u rritur në Beverly Hills, kjo është normale.” Ato, gjithashtu, janë mësuar edhe të ndiqen nga aparate edhe nga kamera. Amelia tregon se për to, që nga fëmijëria, ka qenë normale ndjekja me kamera dhe me reporterë: “Është normale për ne. Që kur isha 8 vjeç, na filmonin dhe fotografonin. Tani duket sikur është ambienti ynë.”

4. Modelingu nuk ka qenë ëndrra e tyre

E besoni apo jo, Amelia donte të bëhej astronaute një herë e një kohë, ndërsa Delilah ëndërronte të bëhej një agjente sekrete. Më vonë, në vitin 2015, Delilah i kërkoi motrës t’i bënte disa foto në oborr. Delilah i publikoi ato në Instagram dhe pastaj, bam, një agjenci modelimi kërkoi t’i takonte.

Delilah tani thotë se Tyra Banks është një frymëzim i madh për të: “Para se të bëhesha modele, shihja America’s Next Top Model – isha e fiksuar duke parë [Banks] linjat e saj frymëzuese.”

5. Janë motra tipike

Kur u rritën, u bënë vërtet shumë të ndryshme. Delilah thotë: “U ndava pothuajse nga të gjithë dhe doja vetëm të luaja me kukullat e mia.” Ndërsa Amelia: “Ajo më detyronte të luaja me kukulla kur ishte 10-vjeçare (unë 7), ndërsa unë i thoja se nuk ishte kjo loja që më pëlqente më shumë.” Ndërsa tani, motra më e vogël thotë: “Njerëzit pyesin gjithmonë nëse ka ndonjë konkurrencë mesh nesh. Tani jemi në të njëjtën skuadër. Sukseset e saj janë edhe sukseset e mia.”

Në fakt, Amelia është gati për t’iu bashkuar motrës në aparatamentin e saj në New York, meqenëse do të nisë studimet në universitet.