Shikoni edhe vajzën më të bukur që përdor rimel, dhe nëntë nga dhjetë herët e këtij rasti, janë me gojë të hapur, sikur je në një gjendje habie të dukshme. Meqenëse arsyeja pse, kuptohet, është më universale, një eksperte e gjuhës së trupit, Blanca Cobb, kthen një përgjigje të arsyetuar.

“Fenomeni i hapjes së gojës është një veprim i nënndërgjegjes”,- tha ajo. "Ju nuk e kuptoni se po e bëni." Megjithëse hapja mund të duket e çuditshme, ajo, në fakt, i shërben një qëllimi. Kushdo që ka provuar të paktën një herë rimelin në qerpikë, e di nuk është një rezultat optimal, prandaj sa herë përdorim mascara-n, përpiqemi t'i mbajmë sytë hapur që ta realizojnë qëllimin më mirë:

"Dy nerva të ndryshëm kontrollojnë muskujt që hapin dhe mbyllin gojën dhe qerpikët e sipërm. Këto nerva janë të vendosura afër njëri-tjetrit në trupin tonë",- tha Cobb. "Teoria kryesore për arsyen pse hapet goja kur ju aplikoni rimelin është sepse nervat veprojnë njëkohësisht."

Sapo të mësoni aplikimin e rimelit në këtë mënyrë, mund të jetë e vështirë për ta zhdukur me vetëdije këtë veprim. "Është sjellje e përforcuar",- shton Cobb. "Ju vetëm e kuptoni kur funksionon, kështu që vazhdoni ta aplikoni rimelin në këtë mënyrë."