Kur bëhet fjalë për të tonifikuar muskujt na shkon mendja te squats. Nëse ju pëlqen që të pasmet tuaja të duken më të formuara dhe më të mëdha, hidhini një sy këtyre ushtrimeve. Nëse i ndiqni me përpikmëri brenda 30-ditësh do t`i vini re ndryshimet në trupin tuaj. Ushtrimet konsistojnë në disa lloje squats. Ajo që duhet të bëni është 100 squats në ditë, pavarësisht në cilën kohë të ditës zgjidhni t`i bëni. Edhe nëse jeni duke u marrë me sport apo me palestër nuk duhet t`i harroni. Fillimisht 100 squats në ditë mund të duken të pamundura për t`u bërë, por sapo t`ju kthehet në rutinë nuk do ta keni aspak problem.

Squats bazike
Është gjëja më e thjeshtë që mund të bëni, sipas pozicionit në foto.
Squats me një këmbë pas
Ngrijeni njërën këmbë sa herë që ngriheni pas çdo squat që bëni. Alternojini këmbët.
Sumo squat
Merrni pozicion si në foton e parë dhe uluni sa më shumë të mundeni. Kur ngriheni, ngrini thembrat dhe duart lart.
Squats me përthyerje
Mbani duart pas kokës dhe sa herë ngriheni nga një squat prekni gjunjtë me bërryla. Përsëriteni edhe me anën tjetër.
Squat me hedhje
Sa herë ngriheni nga një squat, hidhuni.
Squat i ngushtë
Bashkojini këmbët dhe bëni squat duke u ulur sa më shumë të mundeni.
Squat i kryqëzuar
Kryqëzojini këmbët dhe bëni squats, alternojini këmbët.
Squat me zgjatje
Zgjasni njërën këmbë mbrapa dhe bëni squat. Përsëriteni edhe me këmbën tjetër.
Squat me një hap anash
Qëndroni të përthyer kur bëni squats dhe bëni një hap anash.
Squat me hedhje
Merrni pozicion për squats me këmbët të mbyllura dhe teksa hidheni ndajini këmbët nga njëra-tjetra.

Bright Side