Teksa mori një pushim nga turi “On The Run II” diva e muzikës botërore, Beyonce u shfaq rrugëve të New York-ut më në formë se kurrë. Ai që nuk i mungon kurrë këngëtares është stili. Ajo di si ta bëjë çdo gjë të duket bukur dhe në modë dhe të njëjtën gjë bëri edhe këtë herë.

Ajo u fotografua në New York e veshur me një kostum ngjyrë pana, në dorë mbante një çantë ngjyrë rozë të ndezur dhe flokët gjysmë të mbledhura, modelin që ia kemi parë më shpesh së fundmi. Si aksesorë ajo kishte mbante një palë syzë “cat eye”, por ajo që i bëri të gjithë të kthenin  kokën ishin pikërisht vathët e këngëtares. Sapo i pamë na u kujtuan lodrat e fëmijërisë që i lëshonim  nga shkallët dhe i shikonim teksa binin. Pikërisht këto!

via GIPHY

Ndërsa të gjithë janë duke mbajtur vathët rreth, Beyonce na sjell trendin më të ri dhe të gjithë u dashuruam me të. Këta vathë janë të firmës Y/Project dhe mund t`i blini për 300$.