Velina bukuroshe e emisionit investigativ në Tv Klan, “Stop”, me sa duket i ka të qarta idetë për të ardhmen e saj profesionale. Ndoshta, edhe në kuadrin e një shakaje të këndshme, Alesia Bami ka menduar se si të bëhet edhe më tërheqëse në sytë e audiencës dhe ndjekësve të saj virtual duke postuar foto nga plazhi.

Në pikun e sezonit veror, foto të tilla janë mëse normale dhe të pranueshme në fakt, por ajo që ka bërë diferencën ka qenë pikërisht postimi ku Alesia ka shkruar: “Një Baywatch si unë”! E pozicionuar në një nga kullat e vrojtimit në plazhet shqiptare, velina simpatike ka provuar rolin e ri në plazh, dhe komentet kanë vërshuar lumë.

 

Nje Baywatch si une 😂

A post shared by |•Model •BalletDancer •Artist| (@alesia_bamii) on

Të parët janë meshkujt, ata që e ngacmojnë me reagimet dhe komentet e tyre shpotitëse të cilën pohojnë se mezi presin të mbyten që t’i shpëtojë një Baywatch si Alesia Bami.

Një shaka e këndshme kjo, që nuk ka kaluar pa vëmendje nga media rozë, sigurisht!