Gazetarja dhe moderatorja Aida Shtino, e njohur për publikun shqiptar me programin e saj “Njerëz të humbur”, ka humbur të atin. "Gazeta shqiptare" ka mësuar se i ati i moderatores ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare për shkaqe natyrale.

Ndarja e babait nga jeta është një tronditje e madhe si për Aidën, ashtu edhe për familjen e saj. Prindërit, siç ka thënë shpesh moderatorja, kanë qenë për të mbështetja më e madhe dhe i ati i ndjerë, kritiku më i mirë në çdo sprovë të re të saj në karrierë e më gjerë në jetë.

I bashkohemi dhimbjes së familjes dhe i shprehim ngushëllime të sinqerta!