Si pjesë  e koleksionit të fundit të stilistes së famshme Elisabetta Franchi, duket se ky kostum ka rezultuar një sukses i vërtetë, për sa kohë që është i preferuari i shumë personazheve të njohur, të huaj dhe shqiptar.

Fillimisht, ishte këngëtarja Miriam Cani e cila zgjodhi të paraqitej në skenën e “Në kurthin e Piter Pan” me të njëjtin kostum të bardhë që mban firmën e stilistes Franchi. Më pas, rezultoi se kostumi u vesh edhe nga prezantuesja bullgare Julia Baranovskaya.

E tani është radha e një tjetër vajze të njohur që ta mbajë në trup. Në fakt, ajo ka kërkuar mendimin e ndjekësve të saj virtual nëse duhet ta blejë apo jo. Është Monika, bashkëshortja italiane e kapitenit Lorik Cana, e cila ia ka vënë syrit këtij kostumi, por përpara se ta blejë ka kërkuar fillimisht mendimin e ndjekësve të saj.

Ne mendojmë se i shkon shumë. Po ju?