Nëse do ta krahasoni Hygerta Sakon me atë të Miss 1995, me siguri nuk do të gjeni ndonjë ndryshim të madh. Nëse pak kohë më parë do të vinim re vetëm disa kilogramë më shumë, tani që bukuroshja e njohur e ekranit është më në formë se asnjëherë më parë, edhe ato i ka lënë në të shkuarën. Dhe është fiks sa atëherë... kur ishte vetëm 18 vjeç dhe u kurorëzua më e bukura e Shqipërisë.

Më shumë se 20 vjet më vonë, asgjë nuk ndodhi me Hygertën dhe pamjen e saj të bukur. Ose, më mirë, diçka e vogël ndodhi. U bë edhe më e bukur. Edhe ajo vetë ndihet tani më mirë dhe i pëlqen vetja më shumë sesa atëherë kur fitoi kurorën si më e bukura e Shqipërisë: “Të tregohem e sinqertë, mua më pëlqen më shumë vetja tani sesa kur kam qenë e re. Duke qenë se bukuria për mua është thjesht një ambalazh i këndshëm i aftësive të tjera që vlejnë shumë më shumë, ndihem çdo ditë e më e sigurt për atë që përfaqësoj. Bukuria nuk njeh moshë, për sa kohë njerëzit të vlerësojnë edhe për ato vlera të tjera që ke dhe sigurisht edhe nëse nuk abuzon me bukurinë që të ka falur Zoti”, – tha Hygerta pak ditë më parë në një intervistë për Panorama.

Dhe sot, që mbush plot 41 vjeç ndihet dhe duket vërtet më bukur dhe më mirë se dy dekada më parë. i është dashur që të luhatet shpejt me kilogramët, por asgjë tjetër nuk ka ndikuar në pamjen  e saj prej 21-vjeçareje. Edhe mbi të 40-at apo edhe më tej, “gënjeshtra” njëlloj do të jetë për të, derisa koha për të ka vendosur të ecë me hap breshke…