Historia e tyre e dashurisë mund të ishte pa frikë një histori e bukur filmi apo libri, jo thjesht një romancë pak “e ngatërruar”. Ai e simpatizoi që në fillim, por ajo asokohe kishte sy dhe ndjenja për dikë tjetër, ndaj edhe doli nga shtëpia e Big Brother me dikë tjetër, u përfol edhe se nisi një bashkëjetesë dhe pas saj, nuk vonoi shumë ndarja.

Megjithatë, shumë shpejt Kristi Beçka dhe Tea Zhuli e gjetën njëri-tjetrin jashtë shtëpisë. Ai këmbënguli dhe ia doli t’ia rifitonte zemrën, ndërsa Tea gjeti te Kristi njeriun e përkushtuar te dashuria për të. Edhe pse nuk shpëtuan nga aludimet e shkrimet për një “dashuri hakmarrëse” apo edhe një flirt që kishte nisur që brenda Big Brother e më tej, u dyshua edhe për një ndarje të mundshme, ja ku vjen një natë si ajo e mbrëmshmja, kur Kristi, para syve të të gjithëve, në qytetin e tij të lindjes, ngjitet në skenë dhe i ulet t’i gjunjë për t’i kërkuar dorën të dashurës së zemrës.

Kjo video e siguruar nga Express, që tregon këtë veprim romantik të Kristit është shoqëruar me duartrokitje nga të gjithë të ftuarit në sheshin kryesor të Korçës, aty ku ka nisur festa e birrës. Tea, e lumtur dhe e surprizuar, nuk besojmë se është menduar shumë për të thënë “Po”-në, vetëm se, me qetësinë e saj, ua ka shtuar më shumë “zilinë” të gjitha vajzave që do të donin të ishin në vend të saj për një çast… me dikë tjetër në gjunjë, natyrisht!