Ndodh që shpesh nuk mbetemi të kënaqur me pushimet. Nuk na pëlqen hoteli, nuk na pëlqen ushqimi, shpenzojmë shumë dhe për shumë arsye të tjera. Nëse keni një pishinë në shtëpi e dini mirë që nuk ju fal të njëjtën ndjesi si plazhi, por një kompani e quajtur Louisiana ka menduar për ju. Eric White, punëtor, ose më saktë artist i kësaj kompanie mund ta kthejë kopshtin tuaj në një oaz të vërtetë.

Për vite me radhë kam pyetur veten se si do të ishte nëse do të mundja ta ktheja një pellg në një parajsë të vërtetë,” -është shprehur ai për USA Today. Ndërkohë që kompani të tjera po ndërtojnë pishina nga më të ndryshmet, White ka vendosur të bëjë diçka ndryshe. E gjithë kjo kushton aq sa do t`ju kushtonte një pishinë, por do të keni në shtëpinë tuaj oazin që keni ëndërruar gjithmonë.