Shumë nëna të njohura pas lindjes së fëmijës, përkushtimin kryesor kanë rikthimin në formë në një kohë rekord: “2 javë pas lindjes, në super formë”, “1 muaj pas lindjes arrin fizikun perfekt” e shumë lajme të tjera si këto ua kanë shtuar maninë nënave të reja për të ndryshuar trupin si me magji.

Por të gjithë e dimë që nuk është aq e thjeshtë. Këtu nuk ka magji, por ka, fatmirësisht, nëna të tjera, të cilat pranojnë se është kaq e natyrshme të kesh bark pas lindjes. Me këtë grup të nënave që tregojnë trupat e tyre të vërtetë pas lindjes bashkohet pjesa jonë më e madhe, madje ka edhe nga ato që kanë celulit dhe e tregojnë edhe atë fare hapur.

Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë nëna të famshme kanë treguar hapur cili është trupi i tyre i vërtetë pas lindjes për të treguar se, edhe pse janë në qendër të vëmendjes, trupat e tyre nuk janë ndryshe nga një grua "e zakonshme" dhe se ato gjithashtu luftojnë me ndjenjën e trupit ndryshe pasi janë bërë nëna.

Kate Middleton

Ali Fedotowsky-Manno

Candice Swanepoel