Richard Gere do të bëhet baba për here të dytë në moshën 69-vjeçare. Burime afër çiftit, që u martua në muajin prill, kanë treguar për gazetën spanjolle ABC, se Richard Gere dhe bashkëshortja e tij, Alejandra Silva, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ky fëmijë do të jetë i dyti për aktorin e njohur, pas një djali 18-vjeçar, Homer, nga martesa me modelen dhe aktoren Carey Lowell, e cila mori fund në vitin 2013, pas 11 vjetëve. Edhe Alejandra gjithashtu ka një djalë, Albert, nga martesa me biznesmenin amerikan Robert Martin Friedland.

Zëdhënësi i aktorit tha për WENN/Cover Media se nuk ka “asnjë informacion” për lajmin e shtatzënisë në këtë periudhë.

Ylli i “The Pretty Woman”, i cili feston 69-vjetorin më 31 gusht, u martua me aktivisten dhe publicisten spanjolle, 35-vjeçare, në një ceremoni të frymëzuar nga ritmet indiane, në një pronë private të aktorit, në periferi të New York City, në prill.