Nuk e dimë për ju, por nëse shumicës prej nesh i jepet mundësia për të shijuar ushqime me më pak kalori, do të zgjidhnim atë. Çelësi është të zgjedhim fruta me më shumë vëllim, sipas nutricionistes Amanda Meixner (meowmeix në Instagram). Pak orë më parë, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një krahasim shumë interesant në llogarinë e saj duke na treguar dallimin midis frutave me kalori dhe frutave me vëllim të lartë, të cilat janë të dobishme në varësi të qëllimit që keni.

“Ndërsa banania është përfundimisht një zgjidhje e shëndetshme, nëse do të marrësh pak kalori, por të hash më shumë, fruta si shalqiri, luleshtrydhet, boronicat, manaferrat dhe portokallet mund të jetë zgjedhje e mirë për t’ju mbajtur në formë”, – shkruan nutricionistja në llogarinë e saj.

Nga ana tjetër, nëse doni të shtoni kaloritë, mund të konsumoni banane, rrush dhe fiq. Amanda krahasoi një shalqi me një banane për të treguar kaloritë e tyre, por edhe për të treguar nëse do ishit në gjendje të hani një shalqi të tërë për të njëjtën sasi kalorish sa një banane e vetme. E pra, kur e vendosni në këtë mënyrë, përgjigjja nuk mund të ishte ndryshe. Me shumë, të lutem!