Në pamje të parë duket i njëjtë, por fustani rozë i Kylie Jenner ndryshon paksa nga ai i motrës së saj, Kim Kardashian. Në festën e ditëlindjes së 21-të, Kylie si veshje të parë zgjodhi një fustan rozë, material saten, të lidhur në pjesën e gjoksit dhe ngjante aq bukur edhe me flokët e reja bionde. Mirëpo, këtë fustan e kemi parë edhe nga motra e saj Kim Kardashian. 38-vjeçarja e ka zgjdhur të zi dhe paksa me sportiv.

Ikona e modës ka zgjedhur para disa kohësh një fustan-xhaketë, me një palë streçe të shkurtra. Pjesa e gjoksit ka qenë më e ekspozuar se e Kylie-t, mirëpo teksa i shikon të dy fustanet gjen ngjashmëri. Fundja ato janë motra dhe i japin njëra-tjetrës ide për veshje të ndryshme, sidomos në raste festash.