Ish-Miss Shqipëria Agnesa Vuthaj nuk është e vetmja bukuroshe në familjen e saj. Nga një vëzhgim në Instagram zbuluam motrën e saj, që është po njësoj e bukur si Agnesa. Arbëresha Vuthaj, duket të jetë motra e madhe e ish-Shqipërisë. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë. Njësoj si e motra edhe Arbëresha është sipërmarrëse.

Të dyja motrat kanë ngjashmëri të madhe me njëra-tjetrën. Buzëqeshja e njëjtë të bën direkt të mendosh që ato të dyja janë motra edhe nëse dikush nuk e di lidhjen mes tyre. Nuk e dimë nëse ju kishte rënë rasti ta shikonit motrën e Agnesës, por qenka një yll siç është edhe ish-Miss Shqipëria.