E angazhuar maksimalisht në karrierën e saj muzikore, me ture koncertesh në mbarë botën dhe me projekte të reja, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është sot një nga emrat potencial në fushën e muzikës botërore.

Por, nëse herë pas here flitet edhe për ndonjë lidhje dashurie o ndonjë partner që futet në jetën e saj, këtë herë gjërat janë përtej këtij perceptimi. Më serioze se kaq! Ka qenë një foto e postuar së fundmi e Ritës në Instagram, dhe në morinë e komenteve të shumta, ka rënë në sy ai i prezantuesit të njohur anglez Nicholas Grimshaw. Ky i fundit me një kërkesë të drejtpërdrejtë për këngëtaren i ka shkruar asaj: “Kur do ta bëjmë bebin”!

Kjo pyetje ka ardhur kaq e papritur për të gjithë fansat dhe ndjekësit virtual të këngëtares shqiptare. Tani, le të shohim përgjigjen e Ritës!