Princ Harry dhe Meghan Markle po shijojnë të lumtur martesën e tyre. Edhe pse duhet të zbatojnë disa rregulla strikte të familjes mbretërore, sërish çifti i famshëm duket të jenë në harmoni me njëri-tjetrin. Gjithsesi, ata janë gjithmonë në vëmendjen e të gjithëve dhe duhet të tregohen të kujdesshëm edhe me miqtë që i rrethojnë.

Sipas Vanity Fair, Duka dhe Dukesha e Sussex, ju kanë treguar qartë disa rregulla strikte miqve të tyre më të mirë. Të gjithë miqtë e afërt të çiftit, nuk mund të flasin asnjëherë në media për Meghan dhe Harry-n. Rregull i fortë ky apo jo? Burimi ka shtuar për Vanity Fair, se nuk ka tolerime për miqtë kur ata flasin në media.

“Nëse flet në media, nuk je më mik i Meghan dhe Harry-t”,-është shprehur burimi.

Ky është një kod heshtjeje që çifti ka vendosur për miqtë e tyre. Harry dikur nuk donte t’ia dinte se çfarë shkruhej për të në media, por tashmë është bërë shumë protetiktiv ndaj Meghan.