Lëkundje të forta tërmeti janë ndier pak minuta më parë në kryeqytet. Lëkundjet kanë vazhduar për disa sekonda duke krijuar panik te banorët që kanë nisur të dalin menjëherë nga benesat.

Tërmeti është ndier edhe në qytete të tjera, Laç, Tiranë, Kukës, Bulqizë, etj. Sipas vlerësimeve paraprake nga Qendra Europiane e Sizmiologjisë, një tërmet me magnitugë 6 dhe thellësi 10 km u shënua në orën 15:38.

Më pas, vlerësimi u ul në 5.4 ballë dhe thellësia 5 km. Sipas të njëjtave burime, epiqendra ka qenë 41 km në verilindje të Tiranës, 25 km në jugperëndim në Peshkopisë dhe 12 km në veriperëndim të Bulqizës.