“Së shpejti”… ishte mbishkrimi shoqërues i fotove të fundit që modelja Xhensila Pere kishte postuar në llogarinë e saj në Instagram, por pa specifikuar se për çfarë bëhej fjalë. Vetëm pak minuta më parë, misteri u zbulua.

“Lot i ëmbël”, klipi i sapopublikuar i Gena Litos, ka protagoniste pikërisht Xhensilën, e cila i është përshtatur tërësisht fabulës së këngës, por pa lënë mënjanë sensualitetin dhe pamjen seksi.

Fabula e “Lot i ëmbël” i është besuar Endrit Mumajesit, ndërsa muzika Genti Myftarajt, një nga bashkëpunëtorët më të mirë të këngëtarit korçar. Ndërsa videoklipi, me ngjyra dhe detaje vere, është punuar nga studio e njohur muzikore Max Production.

Xhensila, ndryshe nga të gjitha herët e tjera si modele, këtë herë, vjen me një pamje të re, joshëse, dhe të kuruar deri në detaje, por pa humbur origjinalitetin dhe sharmin.