Plot 21 vite karrierë janë një shkollë e vërtetë në të gjitha kuptimet. Sot, jo vetëm më e sigurt profesionalisht, por edhe e sigurt në hapat që hedh, madje edhe e stërvitur me ato që thuhen e shkruhen lart e poshtë. Kjo nuk të thotë që pas kaq vitesh, Soni e ka humbur ndjeshmërinë ndaj thashethemeve, por, natyrisht, nuk mund t’i bëjnë përshtypje të gjitha. Jo më si dikur.

Është përpjekur shumë, ka punuar fot për të krijuar një profil dhe një imazh artistik shumë profesional, megjithatë nuk i është larguar zhurmës, lajmeve e spekulimeve, sidomos sa i përket jetës private. Megjithatë, tani nuk është më njëlloj…

E ftuar në programin e revistës Class, “Talk Talk”, Soni rrëfeu për projektet e saj të reja, sekretet e një trupi në formë që të gjitha vajzat ia kanë zili, por nuk u shpëtoi as disa pyetjeve nga jeta private. Edhe pse për këtë të fundit ka qenë gjithmonë e hapur me publikun që e do dhe ndjek muzikën e saj, nuk e ka pasur gjithmonë të lehtë të përballojë paragjykimet dhe thashethemet. Por nëse dikur i bënin shumë përshtypje, aq sa në çdo kohë do të donte të reagonte apo kundërpërgjigjej, tani jo më. Nuk gjen arsye…

Kështu, mes shumë pyetjeve të tjera, pyetjes ç’ndikim kanë thashethemet në jetën e saj, Soni i përgjigjet pa u menduar gjatë: “Dikur më surprizonin, tani JO” – thotë ajo prerë, por e bindur për përgjigjen.

… Ndoshta edhe sepse në këtë moment të jetës ndihet më e plotësuar se kurrë më parë dhe kohën e ka më të mbushur se asnjëherë. Thashethemet janë për të mbushur kohën apo jo? Soni nuk është në këtë grup.

Zbuloni të rejat e tjera të Sonit ekskluzivisht në “Talk Talk”, Class.