Verën e kaluar ka pasur disa dasma të rëndësishme VIP. Sivjet dasma e Ledionit dhe Sarës në Liqenin e Como-s në Itali edhe pse hermetike si eveniment, sërish një ngjarje kaq e madhe për çiftin nuk mund të kalohej pa vëmendje. Çifti i famshëm nuk ka publikuar ende foto të dasmës, por grimieri dje na ka zbuluar si dukej Sara nuse. Me një thjeshtësi që e ka karakterizuar gjithmonë, Sara shkëlqeu teksa ecte drejt altarit. Ceremonia e celebrimit me lule të bardha ishte ashtu siç pritej nga Sara dhe Ledioni. Edhe në evente të tjera që çifti kanë realizuar së bashku kanë zgjedhur ngjyrën e bardhë për dekorin e tyre.

Mirëpo në mbrëmje, ata kishin kaluar çdo parashikim. Dekori ishte i guximshëm, një stil Dolce & Gabbana. Në faqen e Event Planner-t të dasmës është zbuluar edhe dekori i cili të bën të ëndërrosh që je në një përrallë. Plansheti i zi, tavolinat pasqyrë, qirinjtë, shandanët me lule dhe abazhurët gjigant mbi tavolinë, janë elementet e dekorit të dasmës së Sarës dhe Ledionit. Tenda me drita që të kujton dasmën e Marinës dhe Getoarit vitin e kaluar në Lalëz është një tjetër detaj po aq i bukur i këtij eventi. Dekori në dasmën e Ledionit dhe Sarës në fakt ka marrë vetëm komente pozitive. 

Në fakt e gjithë ceremonia, dekori, çifti duket si një përrallë në liqenin e Como-s. Në shpresojmë dhe urojmë që kjo përrallë e Sarës dhe Ledionit të jetohet e lumtur përgjithmonë…