Jemi mësuar që kur martohen dy personazhe të njohur, fotot të shpërthejnë nga të katërta anët. Në dasmën e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços nuk ka ndodhur kështu. Edhe pse ka pasur shumë personazhe të njohur në dasmën e tyre në liqenin Como-s në Itali, të gjithë VIP-at janë treguar të rezervuar duke mos publikuar asnjë foto, video nga ceremonia e celebrimit apo festa në mbrëmje. Asnjë çift nuk e ka arritur këtë gjë më parë.

Vitin e kaluar në dasmën e Xhensilës & Besit, Orindës & Turit dhe Marinës & Getoarit, të ftuarit nuk janë “përmbajtur” duke publikuar foto dhe video, madje duke bërë dhe video LIVE, ku ndjekësit e tyre në Instagram, kanë parë çfarë ndodh në kohë reale në dasmë. Mirëpo në dasmën e Sarës dhe Ledionit nuk ka ndodhur kështu. Ata janë treguar të kujdesshëm që asnjë foto jo cilësore të mos publikohet pa autorizimin e tyre. Fotografë ndërkombëtarë kanë shkrepur kujtimet më të bukura të çiftit, të cilat priten nga momenti në moment të bëhen publike nga vetë protagonistët; Sara dhe Ledioni.