Hulumtimi është bërë në 44 studentë, tek të cilët është studiuar reagimi ndaj testeve verbale matematikore gjatë valës së vapës 12 ditore, e cila ka përfshirë Bostonin këto ditë.

Sipas, Telegraf.al rezultatet e hulumtimit të publikuara në revistën “Plus Medicine” kanë treguar se studentët i janë përgjigjur më ngadalë pyetjeve të bëra nën ndikimin e të nxehtit.

Numri i gabimeve është rritur me rreth 13% tek studentët të cilët kanë fjetur pa aparate të rregullimit të klimës si freskues apo kondicioner, në krahasim me 24 studentë të cilët kanë fjetur në ambiente të freskëta.

Ndaj, bëni kujdes me temperaturën në këto ditë të nxehta vere!