Italia është përballur me një tragjedi ditën e sotme, kur ura Morandi, 122 metra e gjatë dhe 70 metra të lartë është shembur. Kjo gjë ka ndodhur për shkak të një problemi teknik, që ka çuar në prishjen e strukturës së urës, teksa vendi përballej edhe me një stuhi. Dhjetra automjete janë shkatërruar, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 20, mes tyre edhe një vajzë e vogël.

Mediat italiane bëjnë me dije se numri i viktimave mund të rritet nga çasti në çast, pasi një numër i madh njerëzish rezultojnë të zhdukur, 13 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, ndërsa kërkimet vazhdojnë. Në rrjet janë publikuar edhe momentet e tragjedisë, të cilat mund t`i shihni në videon e mëposhtme.