Ka qenë një nga ngjarjet më të dhimbshme që ka tronditur mbarë opinionin publik, ajo e shembjes së urës në Genova të Italisë, ditën e djeshme. Deri tani, sipas burimeve zyrtare, raportohen 35 viktima, 13 të plagosur rëndë dhe 10 të zhdukur.

Por, nëse deri dje Ambasada e Shqipërisë në Itali, raportoi se nuk ka shqiptarë në radhët e viktimave, sot situata ka ndryshuar e gjitha. Fatkeqësisht, sot konfirmohen dy viktima në Genova. Ata janë Marjus Djerri, 22 vjeç nga Shijaku dhe kolegu i tij shqiptar, Edi Bokrina nga Shkodra. Të dy të rinjtë kanë qenë duke shkuar në punë, në momentin kur u shemb ura në Genova.

Mësohet se Marjusi është gjetur nën rrënoja pa jetë, ndërsa djali nga Shkodra është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Le të shpresojmë që nuk do të ketë më rritje të numrit të viktimave, çka do të çonte në rritjen e përmasave të kësaj tragjedie të rëndë që ndodhi dje në Genova!