Të gjithë dinë ta aplikojnë rimelin… dua të them: A ju ka mësuar njeri si ta aplikoni rimelin? A keni parë ndonjëherë tutoriale? E kaloni gjithë mëngjesin duke u munduar ta perfeksiononi këtë praktikë? Me siguri jo, pasi në një farë mënyre mendojmë se dimë ta bëjmë kaq gjë.

Por unë u bëra konfuze kur pashë këtë video të make up artistes Georgie Eisdell duke i aplikuar rimelin një modeleje, e cila i mbante sytë të mbyllur. Ku ishte fytyra si peshk dhe pozicioni normal që bëja unë zakonisht kur lyeja qerpikët? Eisdell përdorte një tjetër teknikë për lyerjen e qerpikëve. Ajo i shtynte dhe i kthente ata me anë të furçës së rimelit. Fillimisht ky proces m`u duk i çuditshëm dhe i gabuar.

U fiksova me atë gjë dhe sapo m`u dha mundësia e provova te qerpikët e mi dhe rezultati më la pa fjalë. Nuk dua ta ekzagjeroj, por qerpikët e mi dukeshin të plotë dhe me volum. Mund të bëhesh pak pis pranë rrënjës së qerpikëve por me pak pambuk ose me një furçë të vogël mund të pastrohet lehtësisht. Kuptova që e kisha aplikuar rimelin gabim gjithë jetën time dhe e ndava këtë gjë menjëherë me të gjitha shoqet. Nuk ka rëndësi çfarë lloj rimeli përdor, sekreti qëndron te furça e rimelit dhe te teknika që përdor kur e aplikon.

Marie Claire