Kim Kardashian di gjithmonë sesi të na surprizojë. Ylli i serialit “Keeping Up With Kardashians” ka vendosur të bëhet kokëjeshile. Po, po e lexuat mirë. Pasi ka provuar të gjitha ngjyrat, i ka ardhur radha edhe ngjyrës jeshile. 37-vjeçarja është fotografuar në Miami me shoqet e saj dhe motrën e vogël të shtëpisë Kylie-n.

Kim ka tërhequr më shumë vëmendjen për shkak të flokëve sigurisht. Mirëpo, a e dini ju arsyen se përse Kim ka vendosur të bëhet kokëjeshile? Nuk ju kishte shkuar në mendje juve, por Kim ka lyer flokët jeshile që të kombinohet me Lamborghinin e saj neon. Kim e ka kaq në terezi jetën sa i del koha për të kombinuar flokët me ngjyrën e makinës.