Disa duan vite të tëra të planifikojnë dasmën e tyre, ndërsa çifte të tjera të famshme e kanë me nxitim për t’u martuar. Dashuria e tyre është aq e madhe, sa e kanë të pamundur të presin gjatë për t’i thënë “PO” njëri-tjetrit. Sot në fakt morëm shkak nga dasma e papritur e Elitës dhe Gjikos për të shkruar këtë artikull.

Çifti do të martohen së shpejti më 23 gusht dhe ky vendim i tyre ka ardhur kaq papritur. Për çifte të tilla që janë “rrëmbyer” dhe kanë vendosur të martohet sa hap e mbyll sytë do të shkruajmë sot.

Elita Rudi dhe Gjiko
Elita Rudi dhe Gjiko do të martohen më 23 gusht dhe ky lajm na ka gjetur të papërgatitur. Pas propozimit për martëse në ditëlindjen e Elitës, më 28 qershor, dasma nuk do të vonojë dhe çifti i famshëm do të martohen zyrtarisht.
Jona Spahiu dhe Frenkli
Moderatorja e njohur Jona Spahiu i dha fund beqarisë më 10 qershor. Një dasmë pa shumë zhurmë, në privatësi, por me familjarë, miq dhe kolegë të shumtë, Jona u martua me Frenklin dhe së shpejti do të bëhen prindër të një djali.
Leonita dhe Granit Xhaka
Futbollisti i kombëtares zviceriane, Granit Xhaka i propozoi Leonitës dhe martuan sa hap e mbyll sytë. Çifti i njohur realizuan një dasmë tipike shqiptare edhe pse të dy kanë vite që jetojnë larg Kosovës dhe Shqipërisë.
Adelina Tahiri dhe Serjova Markov
Adelina Tahiri u martua papritur me avokatin maqedonas, Serjova Markov. Ata nuk kanë bërë ende një dasmë të madhe, por me siguri pas lindjes së djalit, prindërit e rinjë do të bëjnë një ceremoni të madhe.