Shumica e njerëzve mezi presin fundjavën në ditët e verës për t’u arratisur në breg të detit. Teksa vera po largohet me shpejtësi, na kanë mbetur pak fundjava për t’u shijuar përpara se t’i rikthehemi punës normalisht në shtator. Gjithsesi, teksa "presim" punën të gjithë kemi kuriozitet për të mësuar sesi do të jetë moti në fundjavë.

Për të gjithë ju që sot, planifikoni të shkoni në plazh, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Sipas Meteoalb, do të ketë gjithashtu edhe reshje shiu në veri të vendit. Mirëpo edhe kryeqyteti mund të përfshihet nga reshjet e lehta të shiut.

Temperaturat e ajrit nuk do të kenë ndryshime të ndjeshme, vetëm një rritje të lehtë në zonat pa shira respektive të së shtunës dhe së dielës. Parashikohet që në fundjavë, temperaturat të variojnë nga 12 në 36°C; në zona specifike maksimumi do të shkojë edhe 37°C.