Adelina Tahiri do të bëhet nënë e një djali shumë shpejt dhe siç është bërë traditë tashmë, ajo ka organizuar një baby shower. Pamjet e publikuara nga Prive, përveç dekorit, na zbuluan edhe emrin që Adelina ka zgjedhur për të birin, i cili do të quhet Jon. Një festë madhështore në natyrë, pranë pishinës, ku mbizotëronte ngjyra bojëqielli dhe e bardhë. Adelina, ashtu si gjithë të ftuarit, ishte veshur me të bardha. Ajo kishte zgjedhur një fustan të bardhë të gjatë deri në fund të këmbëve me detaje puplash. Ndërsa flokët këngëtarja i kishte kapur topuz.

Po ashtu, Adelina ka mbajtur një fjalim për të pranishmit, ku ndër të tjerave ka theksuar se nëse do të ishte dorëzuar me kohë, sot nuk do ta kishte bashkëshortin. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.