Reperi i njohur Gjiko i propozoi të dashurës së tij të zemrës, Elita Rudit më 28 qershor në ditëlindjen e moderatores. Nuk ka kaluar shumë kohë nga propozimi dhe ja ku po afron martesa. Dyshja e njohur thuhet se do t’i japin fund beqarisë më 23 gusht. Dasma ka ardhur paksa papritur, por çifti i famshëm duken aq i dashuruar dhe nuk duan të presin më. Gjithsesi, për këtë dasmë të papritur është shkruar gjithashtu se arsyeja e “nxitimit” mund të jetë shtatzënia e Elitës.

Bukuroshja e ekranit nuk e ka pranuar, por as nuk e ka mohuar këtë lajm, mirëpo nga fotoja e fundit që ka publikuar në Instagram, na ka bërë të dyshojmë. E veshur me një fustan të zi të ngushtë pas trupit, barku i Elitës duket paksa i rrumbullakosur. Neve na mbetet veçse të marrim një prononcim nga çifti. Gjithsesi, nëse moderatorja e njohur është shtatzënë është një gjë që nuk mund të fshihet për shumë gjatë…