Të gjithë mund të keni dëgjuar për emra të mëdhenj në fushën e modës si Alexander McQueen apo Prabal Gurung e shumë të tjerë që përmenden në çdo tapet të kuq. Dhe ndërsa ata kanë të gjithë meritën për të qenë ndër më të preferuarit e VIP-ave për talentin dhe artin që shfaqin në krijimet e tyre, janë edhe shumë të tjerë që kanë talent të jashtëzakonshëm, por thjesht nuk janë të njohur në botën e madhe të showbiz-it. Një prej këtij grupi duhet ta njihni patjetër.

Sylvia Facon është një emër të cilin mund të mos e keni dëgjuar ndonjëherë, por absolutisht duhet ta bëni. Kjo vajzë është perfeksioniste dhe ndoshta një nga më kreativet që mund të keni njohur ndonjëherë, kur është fjala për koncepte, silueta apo përmasa.

Ajo punon me pëlhura mahnitëse për jë linjë femërore mjaft të rafinuar dhe aspak të zakontë. Mbi të gjitha, krejtësisht inovative.

Stilistja franceze mund të përfshijë gjithçka në artin e saj, në fustanet që krijon. Çdo lloj modeli që mund t’ju shkojë në mendje, ajo e krijon, deri edhe në gjërat më të paimagjinueshme. Duke nisur që nga kapëset e vjetra të librave, violina, lule të vërteta e gjithçka të sheh syri, mund të kthehet në krijim që i përket një bote tjetër.

Një pjesë e këtyre fustaneve duket sikur i përkasin një muzeu, madje bëjnë edhe trupin e modeles të duket i tillë, por janë linja perfekte të cilat të çojnë pa dashur në një realitet të ri.

Këto fustane nuk janë as ato që mund t’i shikoni në revistat e modës së lartë. Sepse në to bashkohen botët e historisë, shekujt më parë me kohën tonë.

Ky model është një prej atyre të mbushur me lule dhe ngjyra e bustit është përshtatur në mënyrë të përkryer.

Nëse jeni duke kërkuar një vend të mirë për të qëndruar, ky është vendi ku duhet të jeni. Ky fustan është përkufizimi i couture dhe në mënyrë të çuditshme nuk na bën ta urrejmë tylin.

Sfondi për këtë veshje është përsosmëri. Kjo është ndoshta pamja më elegante që keni parë ndonjëherë. Me kullat më piktoreske dhe elegante, nuk jemi të sigurt se sa minuta duhen për të bërë një kryevepër si kjo.

Adhuruesit e muzikës do të vlerësojnë përpjekjen e kujdesshme që stilistja ka vënë mbi këtë veshje. Një bust me violinë, i krijuar me formën e veçantë të violinës dhe fletëve muzikore. A nuk është edhe ky krijim një vepër e vërtetë arti?