Bashkë në skenë, në shtëpi, në koncerte… kudo. Mimoza Shkodra dhe Selqi Qalliu u fejuan vitin e kaluar dhe çdo gjë dukej se po shkonte për mrekulli mes tyre. Dyshja shfaqeshin tejet të dashuruar dhe publikonin vazhdimisht foto me njëri-tjetrin. Mirëpo, diçka ka ndodhur mes tyre, pasi çdo foto e bukur që ata kishin bashkë në Instagram nuk gjendet më në profilin e asnjërit.

Të dy i kanë fshirë foto së bashku, thjesht Seldi ka mbajtur posterat e koncerteve me Mimozën. Nga ana tjetër në profilin e Mimozës nuk gjendet asnjë foto e Seldit. Ata vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin, por kjo fshirje e fotove nuk është shenjë e mirë. Ndoshta çifti nuk po kalon një periudhë të mirë në fejesën e tyre…