Na ka treguar gjithmonë se thjeshtësia nuk del kurrë nga moda e sot në ceremoninë e martesës së saj, theksoi edhe një herë se edhe në rastet më speciale, ajo zgjedh sërish të thjeshtën, eleganten dhe njëkohësisht, modernen.

Chiara Ferragni sot tha “po” me një look të kuruar nga drejtorja creative e Dior, Maria Grazia Chiuri. Në fakt, të gjithë kishin hamendësuar në lidhje me stilin e fustanit që Chiara do të zgjidhte për ditën e saj më të rëndësishme, por askujt s’do t’ja kishte marrë mendja që zgjedhja e saj do të ishte e ndërtuar me detaje kaq të thjeshta.

Në një fustan prej tyli e dentelle në pjesën e sipërme, Chiara duket si një princeshë e kohëve moderne, që heq dorë nga fustani madhështor me xixa e gurë duke e zëvendësuar atë me një fustan të kohëve të fundit, me dy të çara elegante në pjesën e përparme e më një rrip me detaj fiongoje në bel për të theksuar edhe më shumë pikën më të fortë të siluetës së një vajze.

Nuk ka mbetur më asgjë për të zbuluar, tashmë kemi parë nusen e vitit e cila edhe kësaj radhe, na ka bërë të besojmë se jo rastësisht është kaq e suksesshme në fushën e modës.

Jetë të lumtur Chia!