Të jetuarit larg Shqipërisë, i ka lidhur jo vetëm fizikisht me kontinentin e largët, por edhe shpirtërisht! Janë mbrujtur me kulturën, stilin e jetës atje, dhe nuk mund të "përqafonin" një frymë pak më evropiane kur ata i janë përkushtuar prej vitesh Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Stela dhe Josh ishin çifti që u martua me Class Events vetëm pak ditë më parë! Zgjodhën Lezhën dhe restorant "Gjuetia" si lokacionin ku do të materializonin çdo ide dhe dëshirë të tyren. Një dasmë tipikisht e stilit amerikan, duke qenë se nusja jeton atje, ndërsa dhëndri është amerikan. Në të dominojnë ngjyrat pastel, ndërsa lulet e përzgjedhura ishin ato të quajtura zhuljet.

Një qiell me drita të varura dhe një ndriçim okër, e afruan edhe më shumë të gjithë organizimin e kësaj dasme me 100 të ftuar, me idenë e stilit amerikan.

Karriget e drurit, të përdorura gjatë ceremonisë së celebrimit dhe detajet e tjera të stilit rustik, mbulesat e bardha në tavolina, ndriçimi i ngrohtë dhe çdo element tjetër i kësaj dasme të veçantë e bën shumë emocionuese ngjarjen.

Darka gjithashtu rezervoi surpriza! Dekori me nuancat pastel, trëndafili në sotopjatën transparente, buqeta e madhe me trëndafila dhe lule shumëngjyrshe i dhanë gjithë kësaj atmosfere një dimension shumë pranë ëndrrës, por mbi të gjitha të prekshëm përmes Class Events.