Që kur Joni erdhi në jetë, Adelina Tahiri ka hequr dorë nga fotot e saj në rrjet. Ose, edhe në ato pak raste kur ka tentuar të postojë diçka, i biri nuk ka kaluar jashtë vëmendjes.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

ð??¼ð?¼â¤ï¸

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

Ditë pas dite, këngëtarja jep nga një sinjal të jetës si nënë, një imazh nga vogëlushi, një video nga dhoma e tij e lindjes apo edhe një copëz të vogël të trupit të tij të brishtë.

Ndoshta edhe për supersticion, tani që Joni është vetëm pak javësh, këngëtarja e ruan imazhin e tij të plotë nga rrjeti, por në të njëjtën kohë ka dëshirë edhe të ndajë me fansat këto copëza të lumturisë që po e shoqërojnë në një fazë të re të jetës.

Sonte, ndryshe nga të gjitha postimet dhe fotot e fundit, Adelina ka postuar një foto të Jonit të vërtetë. Natyrisht, ende jo të portretit të tij të plotë, por edhe kaq është mjaftueshëm për të thënë ‘fotoja e parë e vërtetë’. Siç duket edhe nga fotografia, ende i vogël, Joni është një brun në kuptimin e parë të fjalës (me siguri në këtë pjesë ngjan nga i ati… apo nuk e dimë?).

Një foto engjëllore, ndërsa i vogli është në qetësinë e tij dhe një moment magjik nga bardhësia magjike e foshnjës së sapolindur. Ndoshta pas disa ditësh, Adelina do t’ia zbulojë edhe sytë, të cilët, me shumë gjasa, Joni ia ka trashëguar së ëmës…. Meqë të atit, ende nuk ia shquajmë mirë portretin dhe tiparet. Ai po që është “mollë e ndaluar” në profilin e Adelinës.