“Je ka m’vjen sikur flladi n'Havana”, kjo është një pjesë e tekstit të rivalëve të Getit në muzikë, mirëpo përshtatet më së miri me pushimet e reperit nga Kosova. Që prej datës 10 shtator, në përvjetorin e parë të martesës së tyre, Geti dhe Marina janë arratisur së bashku për të festuar ku më mirë se në Kubë këtë përvjetor të parë. Dyshja e famshme adhurojnë udhëtimet dhe gjithmonë janë në lëvizje dhe kësaj radhe kanë zgjedhur të udhëtojnë në Havana në kryeqytetin e republikës së Kubës.

Po çfarë dimë ne për Havanën që kaq shumë e përmendin në këngë të ndryshme artistë nga e gjithë bota?

Havana ka sot rreth 2.1 milionë banorë dhe është themeluar në vitin 1515. Nëse qytete të tjera si Los Angeles kanë si pseudonim “Qyteti i ëngjëjve” apo Parisi “Qyteti i dashurisë”, për Havanën thuhet se është qyteti i kolonave. Këtë pseudonim do ta kuptoni nëse shkoni në Havana, pasi do të shikoni arkitekturën koloniale e cila përmban shumë shtylla të bukura.

Ju mund të mos jeni një duhanpirës, por Kuba mbahet për cigaret dhe purot më të mira në botë. Ndoshta ju nuk jeni as një alkooldashës, por nëse shkoni në Havana duhet patjetër të provoni koktejlet, pasi Mojito është shpikur në Kubë është një ndër koktejlet më të vjetër në botë.

Nëse shkoni në Kubë do të dëgjoni muzikë të mirë. Kubanezët kudo ku shkojnë marrin me vete një radio. Në çfarë do lloj vendi që të shkoni; bare, restorante do të dëgjoni muzikë live në çdo orë.

Po për kërcimin? A mund të rrini pa kërcyer nëse po dëgjoni muzikë salsa? Epo në Kubë do e degjoni kudo, prandaj është e pamundur që në këtë udhëtim të mos kërceni. Kërcimi është shumë i rëndësishëm në Kubë, aty janë shpikur kërcimet klasike si Bolero, Mambo dhe Cha Cha. Por le të kalojmë paksa tek faktet e rëndësishme që ka ky vend:

- Kuba ka numërin më të lartë të mjekëve në raport me pacientin në botë. Ekzistojnë aq shumë mjekë në Kubë, sa shpesh dërgohen jashtë vendit në vendet me nevojë të madhe për mjekë profesionistë.

- Fidel Castro ngriti një statujë në nder të John Lennon nga The Beatles në vitin 2000. Castro admironte Lennon dhe besonte se ai ishte një revolucionar i vërtetë i muzikës.

- Makinat e vetme që qytetarët kubanezë mund të posedojnë ligjërisht janë makina të krijuara dhe të blera para vitit 1959. Pas këtij viti, qeveria kubane mblodhi të gjitha makinat dhe i zotëron të gjitha deri në ditët e sotme. Shumica e makinave para 1959 në vend janë nga Shtetet e Bashkuara.

- Një peshk i rrallë prehistorik i quajtur Mangar tani gjendet vetëm në Kubë.

Pushime të bukura në Kubë, Marina dhe Geti!