Sapo kishte nisur projekti për hapjen e një restoranti në Tiranë, bashkëpunëtorja më e ngushtë e Renato Mekollit ishte Oriela Nebijaj. Qysh në fillim të sipërmarrjes, ajo dhe Renato kishin projektuar të ishin bashkëpunëtorë jo vetëm të biznesit të ri, por edhe të projekteve të tjera që vijuan nga Renato Mekolli, siç ishte asokohe edhe libri “Sekretet e shijes”. Por vetëm pak kohë pasi u hap restoranti dhe doli në treg libri, u mësua se Ori u shkëput nga kjo sipërmarrje, madje edhe hoqi dorë nga biznesi për të qenë më pranë gazetarisë dhe televizionit.

Të dy, pasi u pyetën për arsyet e këtij bashkëpunimi, nuk dhanë shumë detaje për raportin, por nxorën arsyet e ndërprerjes së marrëdhënies për të parë secili rrugën e tij, njëri në biznes e Ori në gazetari.

Por ja ku janë gjendur sot përballë njëri-tjetrit. Ori, si moderatorja e Wake Up, ndërsa Renato në prag të një projekti të ri, sërish në Top Channel. Për të gjithë ata që menduan se Ori dhe Renato nuk ishin ndarë mirë, në fakt nuk është aspak kështu. Sot, shefi i njohur rrëfeu për projektin e ri “Hell’s Kitchen”, programi më i ri në Top Channel dhe Ori, në rolin  e moderatores, nuk i la batuat, ashtu si edhe me çdo të ftuar.

Po çfarë do të ndodhë në “Kuzhinën e Djallit” që pritet të vijë së shpejti në Top?

Këtë sezon Renato rikthehet me një reality-show nga më të njohurit në të gjithë botën në fushën e gastronomisë dhe numëron 17 sezone të suksesshme në Amerikë. Ky reality-show zhvillohet mes dy skuadrave, konkurrentët e të cilëve jetojnë në të njëjtën shtëpi. Gara pritet të jetë e ashpër, sidomos për humbësit, të cilët do të përballen edhe me dënime.