Që në moshë shumë të vogël, Kylie-t i është dashur të përballet me famën dhe presionin e saj. Ajo nuk ka qenë gjithmonë vajza e suksesshme dhe me vetëbesim që shohim sot. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Kylie ka treguar për vështirësitë që i janë dashur të kalojë për shkak të opinionit të njerëzve dhe ka dhënë një mesazh për të gjithë viktimat e bullizmit.

Gjysma prej jush mendojnë se jam e çuditshme. Ndërsa gjysma tjetër mendojnë se jam gazmore. Por unë kam vuajtur bullizmin që prej moshës 9-vjeçare, nga e gjithë bota. Dhe mendoj se ia kam dal mbanë ta përballoj më së miri. Por kudo ka njerëz që ushtrojnë bullizëm. Kjo është një video e shkurtër për t’ju treguar se i vetmi mendim që vlen është ai që keni për veten dhe mos ndryshoni kurrë. Duhet të dini se nuk jeni vetëm. Natën e mirë dhe shpërndani dashuri”, -është shprehur Kylie.

Kjo video me mesazhin e fortë është ripostuar nga fansat e saj dhe nga e motra Kendall.