Trinjakët janë lindje të rralla, por janë edhe më të rralla lindjet “me këmishë”. Të gjithë e dini se ky fenomen i rrallë ndodh një herë në 80 mijë lindje. Mendoni sa e rrallë bëhet kjo situatë kur kësaj i bashkohet edhe lindja e trinjakëve.  

Siç dihet, lindjet me këmishë, zakonisht janë edhe lindje me operacion cezarian, shumë të kujdesshme, sepse qesja amniotike është shumë delikate.

Ne mund të kemi parë lindje të tilla me herët, kur mjekët presin në jetë një foshnjë brenda mbështjelljes së vet aq të sigurt. Por kjo lindje e fundit, me operacion cezarian, e cila kaloi nëpër duart e mjekut Dr. Rodrigo da Rosa Filho, nuk solli në jetë një, por dy foshnja “me këmishë”. Dhe në kohën kur mjekët po përpiqeshin të hapnin qesen e fëmijëve të parë, ja ku vjen edhe një vajzë “e izoluar” në qesen e saj.

Nga kjo video e postuar nga mjeku që ndoqi për së gjalli mrekullinë duket qartë ajo që ndodh brenda në mitër, madje duket qartë edhe që vogëlushja është në gjumë të qetë dhe akoma nuk do të zgjohet, edhe pse mjekët po përpiqen ta zgjojnë.

Dje, ne pritëm në jetë trinjakë. Joaquim lindi i mbështjellë… Ishim shumë të lumtur",- shkruan mjeku në postimin e tij në Instagram. "Por pastaj erdhi Adeline ... ajo lindi gjithashtu “me këmishë” dhe na la të gjithëve për pak minuta ta admironim ndërsa flinte ... Qëndruam ashtu për shtatë minuta, duke vëzhguar sjelljen e saj sikur të ishte akoma brenda barkut të nënës. Është magji e jetës."