E njohur për rolin në serialin “Maral”, stilistja Nur Yerlitaş, e cila ka provuar edhe aktrimin në disa projekte, po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj. E diagnostikuar me kancer, në fillim të gushtit (6 gusht), stilistja dhe aktorja iu nënshtrua një operacioni të vështirë dhe gjatë kësaj kohe ka vijuar me trajtime mjekësore.

Me flokë të shkurtër dhe me rënie të dukshme në peshë, 63-vjeçarja Yerlitaş nuk u ka shpëtuar syve kureshtarë, madje edhe reporterëve.

Megjithatë, edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë, miqtë e afërt nuk e kanë lënë vetëm, përkundrazi. Aktorja shihet me mikeshat e saj, të cilat vazhdojnë t’ia besojnë veshjet e tyre. Bülent Ersoy dhe Fatih Ürek, në veçanti, i kanë qëndruar afër mikeshës së tyre të ngushtë ...

“Nurella”, siç e njohin të gjithë, u bë pjesë e disa spektakleve televizive, të cilat kishin në fokus vajzat e reja që duan të vishen bukur me një buxhet të caktuar. Me këshillat, kritikat, por edhe batutat, Yerlitaş u kthye shpejt në fenomen të ekranit.