Në javën e modës në New York, Rihanna prezantoi sfilatën e Savage x Fenty dhe si gjithmonë nuk na zhgënjeu, pasi sfilata ishte një shfaqje më vete. Diversiteti ka qenë fokusi i Rihanna-s si në linjën e kozmetikës, ashtu edhe në atë të të brendshmeve. Pamë modele me përmasa të ndryshme trupore dhe jo vetëm vajza shumë të dobëta siç jemi mësuar të shohim zakonisht, madje pjesë e sfilatës ishin edhe dy modele shtatzënë.

Njëra prej modeleve kërceu në mbrëmjen e modës dhe i çuditi të gjithë me lëvizjet e saj. Modelet edhe pse në muajt e fundit të shtatzënisë sfiluan me të brendshme dhe rrëmbyen gjithë vëmendjen. Kush tha që veshjet për gratë shtatzënë duhet të jenë konservative dhe të mbuluara?