Njëri lajm rrëzon një tjetër, një herë do martohen, pastaj “ç’është kjo martesë?”, pastaj 23 shtatori dhe në fund, pothuajse e konfirmuar data 21 shtator. Elita dhe Gjiko, pas vrullit mediatik të ditëve të fundit, më në fund do të martohen dhe ky është lajm i vërtetë.  Moderatorja e njohur nga Kosova, madje, është përfolur se është në pritje të fëmijës së parë me reperin Gjiko, me të cilin bashkëjeton prej kohësh, por lajmin askush nga të dy nuk e ka konfirmuar.

Edhe pse askush nga çifti nuk ka dhënë asnjë detaj, lajmet marrin dhenë nga miqtë apo edhe bashkëpunëtorët. Imazhi i fundit që është bërë publik është ftesa, e cila konfirmon tashmë ceremoninë që do të mbahet të premten e ardhshme, më 21 shtator.

Fotoja e siguruar nga Prive duket të jetë pjesë e familjes së reperit, Gjiko. Me një dizajn të veçantë me stil mbretëror, ftesa konfirmon vendin ku do të organizohet ceremonia, por gjithashtu edhe datën. Edhe pse nuk shquhet shumë në këtë foto, ju me siguri e dalloni 21-in në cep të ftesës që, me shumë gjasë është data e dasmës.

Miqtë e reperit kanë nisur ta bëjnë publike ftesën, kështu që nuk ka më dyshime, as shtyrje.

Pritet që brunia e bukur e ekranit të shkëlqejë me të bardha, por e dimë që sytë kureshtarë do të përqëndrohen edhe te barku i saj… derisa pak pas dasmës, edhe ajo si Jona Spahiu të postojë një foto në muajt e fundit të shtatzënisë duke e pranuar me fakte pritjen e ëmbël. Ka kohë deri atëherë… Apo nuk është e largët dita?