Rezultatet e një studimi të kryer nga një qendër e trajtimeve seksuale, “Berman”, në Çikago, kanë nxjerrë si shkak kryesor të rënies së aktivitetit seksual në jetën e një çifti ndjesinë negative që kanë femrat për fizikun e tyre. Sipas Laura Berman-it, drejtoreshë e kësaj qendre, “mërzitja më e madhe vjen nga gjendja fizike”. “Por lajmi i mirë është se të gjithë këtë pengesë mund ta përdorësh në favor të vetes",- këshillon ajo.

Nuk je më e sigurt se si dhe kur ka ndodhur. Në fakt, je argëtuar shumë në shtrat dikur, por ka kohë që jeta seksuale nuk është më e para. Rreth orës 23:00, je më e interesuar për telenovelat dhe programet e tjera televizive se sa për një mision tjetër më interesant. Por edhe kur ndodh kjo, mendja të shkon në lloj-lloj destinacionesh. Pastaj, gjithçka ndodh aty, nuk është më seks. Aty ku nuk ka as pasion, as eksitim, gjendja është vërtet dëshpëruese…

Megjithatë, diçka është e sigurt: seksi të pëlqen, madje shumë. Dhe partnerin e do shumë. Por çfarë i ofron? Ke një mori pengesash emocionale, të cilat nuk të lënë të kesh një jetë të shëndetshme seksuale.

Je e gatshme për të rindezur zjarrin? Këto këshilla do të të bëjnë më të nxehtë, më të lumtur dhe kënaqësia do të jetë maksimale.

1- Pëlqeje veten lakuriq. Gratë që kanë jetë seksuale aktive ndihen mirë me trupin e tyre”,- thotë Joy Davidson, terapist seksi në New York. "Ato e shohin veten si të fortë dhe seksi." Për fat të keq, sipas Berman, deri në 80 për qind e grave në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga një imazh negativ për trupin e tyre. "Kur një grua shikon veten, sytë i shkojnë direkt te zonat problematike”,- thotë Berman. "Ajo nuk ndihet e qetë në dhomën e gjumit, madje edhe kur partneri i saj është duke i puthur kofshët, ajo vazhdon të mendojë: “O Zot, jam shumë e shëndoshë!" Për të rritur besimin në trupin tënd, shikoje ndryshe realitetin!” – këshillon Berman.

2- Herën tjetër që je në dyqan ose palestër, hidh një sy përreth dhe vër re që të gjitha gratë tërheqëse janë të formave dhe madhësive të ndryshme. Atëherë mendo! Asnjë nuk është ideale.

3- Pyet partnerin cilat janë pjesët që i pëlqejnë më shumë në trupin tënd. Pastaj merr një stilolaps dhe shkruaji. Listën lexoje çdo mëngjes. Në fund, bëji një kompliment vetes!

4- Të paktën një herë në javë, qëndro para pasqyrës lakuriq dhe përqëndrohu në karakteristikat e preferuara: krahë të tonifikuar, vithe të bukura…

5- Prek çdo pjesë të trupit dhe thuaj me zë të lartë atë që të pëlqen: kjo do të të ndihmojë për të përforcuar ndjenjat. Pas të gjitha këtyre veprimeve, veten do ta vlerësosh më shumë. E sigurt!