Teksa edhe ti po lexon këtë artikull në revistën Class, me siguri të kemi kapur të papërgatitur! Në kontratën e punës të nënshkruar nga ju, me shumë gjasë këtë klauzolë nuk e keni hasur në asnjë pikë, por kjo nuk ka aspak rëndësi.

Sot, është Dita Kombëtare e largimit më herët nga puna, praktikisht në 4.PM. Dhe sipas një sondazhi të kryer së fundmi, të larguarit më herët nga puna në prag të fundjavës, e rrit më shumë produktivitetin në vendin e punës gjatë ditës së premte.

"Ne kemi studiuar një sërë ekspertësh duke përfshirë një shkencëtar, një ish- yll të sportit dhe një varg sipërmarrësish të suksesshëm për këshillat e tyre për përmirësimin e qëndrimit në punë. Dhe studimet kanë dëshmuar se përfitimet gjatë ditës gjashtë orëshe të punës janë më të mëdha", thotë stafi i Oxford University dhe Instituti i Neuroshkencës Circadian të cilët kanë kryer gjithashtu kërkime që  duket se mbështesin një qasje më të relaksuar të punës.

Dhe kjo e fokusuar jo vetëm në përfundmin, por edhe në nisjen e ditës. Të shkuarit në zyrë në orën 10.00 AM i bën mirë përqendrimti të brendshëm tonin në raport me detyrat dhe funksionin në zyrë.

Pra, a mund të largoheni sot më herët? Sipas ligjit të punës, juve ju kërkohet që të kryeni të plotë ditën e punës, por nëse jeni të angazhuar me detyra që presin dhe që mund të bëhen edhe të hënën, po ju mund ta kyçni më herët zyrën sot.

Është në të mirë të produktivitetit tuaj!