Smogu i tepër dhe ushqimet e pakontrolluara shpesh vendosin çehren e fytyrës sonë në një provë të vështirë. Një dietë e varfër ushqimore, pluhuri, zakonet e këqija në stilin e jetës e bëjnë lëkurën e fytyrës të humbasë elasticitetin, shkëlqimin dhe butësinë e saj.

Për të pasur një lëkurë të shkëlqyeshme, nuk mjafton vetëm të përdoren kremra dhe trajtime të ndryshme kozmetike dhe estetike. Në vend të kësaj, është e nevojshme ta ushqejmë në thellësi atë duke konsumuar ushqimet e duhura në tavolinë. Mangësitë ose më keq akoma ushqimet e gabuara, i japin lëkurës një nuancë të zbehur dhe e bëjnë atë goxha të thatë. Sipas Grazia.it, për të eleminuar këtë gjendje, duhet të sigurohemi që përmes ushqimeve që konsumojmë ta mbajmë sa më shumë të hidratuar atë duke pirë dy litra ujë në ditë, si edhe të konsumojmë ushqime që janë të pasura me fibra e vitamina, nga frutat tek perimet e stinës.

Nëse nuk e keni ditur deri sot, këto janë pesë ushqime që duhet t'i konsumoni për të pasur një lëkurë të butë dhe me shkëlqim.

Arrat
Janë një burim i shkëlqyeshëm i selenit, një super partner i lëkurës dhe i vitaminës E, e cila ka efekt antioksidant. Përveç kësaj, ato kanë shumë yndyrna të mira, të dobishme Omega 3 që ndihmojnë në ruajtjen e një ngjyre të shëndetshme dhe të ndritshme.
Limoni
Siguron sasi të larta të vitaminës C, e cila promovon prodhimin e kolagjenit, një proteinë e gjetur në indin lidhës që luan një rol themelor në butësinë dhe mbrojtjen e lëkurës.
Peshku
Siguron shumë aminoacide esenciale për rigjenerimin dhe riparimin e qelizave dhe për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga ndryshimet e temperaturës dhe smogu. Përveç kësaj, është një minierë e yndyrave të mira, të ngjashme me substancat lipide natyrale që mbrojnë maksimalisht lëkurën.
Frutat e pyllit
Ato janë të pasura me polifenole, substanca që forcojnë elasticitetin e lëkurës dhe ndihmojnë në kontrastimin e rrudhave dhe shenjave të tjera të plakjes. Falë efektit të shkëlqyer antioksidues ato luftojnë kundër veprimit të dëmshëm të radikalëve të lira, përgjegjëse për plakjen e parakohshme.
Karrota
Ato përmbajnë betakaroten, pararendësin e vitaminës A, një super aleat i shëndetit të lëkurës që neutralizon stresin e përditshëm. Pastaj, konsumimi i karrotave i sjell organizmit shumë minerale, si kalium dhe magnez, të cilat e bëjnë lëkurën të duket më e ndritshme dhe më kompakte.