Përgjithësisht, ajo flet me forcën e zërit dhe potencialit artistik, por edhe imazhi është një tjetër armë e fortë e saj. Në daljet e shumta publike, në koncerte apo intervista mediatike, këngëtarja e njohur Elhaida Dani na ka dëshmuar se e "përqafon" të bukurën pa kushte, jo vetëm atë në aspektin estetik dhe pamjen e jashtme, por edhe në anën shpirtërore.

Por, nëse ka një gjë që e bën të ndihet mirë me veten, ai është fiziku! Kilogramët, kujdesi për veten janë një tjetër motiv i fortë që e shtyjnë atë drejt një regjimi të rregullt ushqimor dhe një stërvitje të vazhdueshme në palestër, për të cilën thotë se kohët e fundit nuk e praktikon shpesh për shkak të angazhimeve në muzikë. Në një intervistë të saj të fundit për revistën "Who", Elhaida u shpreh se praktikon dietën ketonike prej disa kohësh. E ku konsiston kjo dietë?

"Praktikisht është një regjim ushqimor gjatë të cilit nuk konsumoj asnjë karbohidrat, as ëmbëlsira, as makarona, asgjë të tillë (edhe pse më bën të vuaj shumë kjo gjë). Kur zbatoj këtë metodë arrij të humbasë peshë edhe pa palestër" u shpreh artistja.

Mund ta provoni edhe ju nëse keni probleme me peshën! Tek Elhaida rezultatet janë maksimale!