Pas 3 muajsh pushimesh, shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet fillojnë më 17 shtator vitin e ri mësimor. Me siguri disa nxënës janë përgatitur shpirtërisht për këtë vit të ri, ndërsa të tjerë janë pak më dembelë, pasi duan që pushimet të zgjasin akoma. Mirëpo është fakt tashmë që shkolla fillon të hënën dhe duhet të përgatiteni për të dhënë maksimumin në mësime. Ne sot përmes ketij artikulli do t’ju vijmë në ndihmë (me hile) vajzave.

Edhe pse fokusi kryesor duhet të jetë tek shkolla, edhe paraqitja në ditën e parë të shkollës është e rëndësishme. Prandaj vajzat mendohen gjatë se çfarë do të veshin, ose çfarë modeli flokësh do të bëjnë ditën e parë të shkollës. Hairstylist e Class Hair and Makeup, Monaliza Kasaj ju vjen në ndihmë me një model të thjeshtë që i përshtatet shkollës, por njëkohësisht do t'ju bëjë të dukeni bukur në këtë fillim viti shkollor. Për të mësuar këtë model, lexoni me vëmendje hapat e mëposhtëm;

Pasti t'i krihni flokët, filloni punën

Bëni dy gërshetë dhe lidhini me dy llastikë

Dy gërshetët i bashkoni me njëri-tjetrin dhe kapni çdo fije që mund t'ju dalë me karfica

Pasi i keni lidhur...ky është rezultati

Ju pëlqen?